I riu Leo Santos është ylli i fundit i futbollit brazilian që Real Madridi e ka në shënjestër për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll.

Anëtari i Corinthians sapo është thirrur nga kombëtarja e Brazilit U-20, ndërsa Vinivius dhe Rodrygo janë lënë jashtë, transmeton Klan Kosova.

19-vjeçari u bë prioritet për klubin mbretëror që kur Santos u paraqit në një turne të mbajtur në Spanjë para tri vitesh.

Ata po monitorojnë lojtarin dhe do ta bëjë këtë edhe gjatë kampionatit të U-20 të Amerikës së Jugut që mbahet në muajin janar të 2019-ës.

Përveç Santosit, Reali po vëzhgon edhe lojtarë të tjerë të rinj, duke dërguar emisarë të klubit në Brazil për të zbuluar talentet që janë në zhvillim e sipër.