Qeveria Greke do të propozojë që emri i Maqedonisë të jetë Maqedonia e Vardarit, raportojnë mediat greke. Propozimi që do t’i adresohet qeverisë së vendit, sipas javores “Real News” është bazuar në shtrirjen gjeografike të Maqedonisë. Për propozimin e palës greke është njoftuar edhe ekzekutivi vendas por edhe ndërmjetësuesi Metju Nimic. Ditë më parë shefi i diplomacisë së Maqedonisë u prit në takim nga homologu i tij grek Nikos Kocias nga i cili kërkoi që vendit t’i jepet mundësia që me preferencën IRJM të anëtarësohet në NATO. Kocias deklaroi se Greqia nuk e pranon një propozim të tillë, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jan Stoltengberg deklaroi se për emrin duhet gjetur zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here