E përditshmja portugeze “Correio da Manha” publikoi një artikull ku tha se skuadra e Real Madrid e detyroi Cristiano Ronaldon të paguajë modelen amerikane Kathryn Mayorga për të mos denoncuar përdhunimin.

Sipas kësaj të përditshme, Reali e ka detyruar Ronaldon të paguajë plot 375 mijë dollarë për të blerë heshtjen e vajzës pasi i druheshin një largimi të madh të sponsorëve, shkruan albeu.com

Në atë kohe Ronaldo kishte nënshkruar kontratën me Realin dhe kjo mund të ndikonte negativisht tek të dyja palët.

Cristiano Ronaldo pagoi 375 mijë dollar kundrejt vullnetit të tij pasi ishte i bindur te pafajësia.