Ëndrra e shumë grave është që të kenë një lëkurë perfekte të fytyrës.

Por për të arritur një gjë të tillë, ju duhet të kujdeseni vazhdimisht për lëkurën e fytyrës suaj, pasi gjatë viteve, mund të pësojë ndryshime.

Për këtë arsye, shumë gra preferojnë të përdorin medikamente të ndryshme, të kryejnë tretmane të shtrenjta e madje shumë shpesh kryejne edhe ndërhyrje estetike.

Por kjo nuk është më e nevojshme.

Më poshtë mund të gjeni një recetë shumë të thjeshtë, dhe shumë efektive që është madje edhe krejtësisht natyrale që ndihmon që ju të keni një lëkurë plot shkëlqim e freski .

Përbërësit:

Soda bikarbone
Uthulla e mollës
Gjysmë limoni
Mjaltë

Si ta përgatisni?

Në gjysmë gotë ujë, treteni 1 lugë gjelle të uthullës së mollës. Në një enë të ndarë, vendosni pak sodë buke dhe më pas ngadalë shtojani përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit.

Shtrydheni gjysmë limoni mbi këtë masë, dhe në fund shtoni edhe mjaltën. Përzieni këtë masë për pak kohë, derisa të krijoni një masë homogjene.

Si ta përdorni këtë maskë?

Para se ta aplikoni këtë maskë, duhet ta pastroni mirë fytyrën në mënyrë që të hapen poret e fytyrës dhe të kenë një përthithje më të mirë.

Më pas fshijeni mirë fytyën dhe vendoseni maskën, lëreni të qëndroje për 5 deri 10 minuta.

Më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët, për të përfunduar më pas me shpëlarje me ujë të ftohtë në mënyrë që të mbyllni poret e lëkurës së fytyrës suaj.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here