Bendi i famshëm amerikan “Red Hot Chili Peppers” do ta mbajnë një koncert në piramidën e Gizës në Egjipt këtë të premte më 15 mars.

Madje koncerti i tyre do të transmetohet LIVE në rrjetin social Facebook, në Twitter dhe në YouTube duke filluar nga ora nëntë.

Basisti i këtij bendi, Fllia, është shprehur mirënjohës dhe i përulur për këtë eksperiencë dhe nuk e ka fshehur gëzimin që e ndjen brenda.

Mirëpo ata nuk janë të parët që do të performojnë në këtë vend, pasi që para Sfinksit kanë performuar edhe akte si The Scorpions, Sting, Mariah Carey, Kylie Minogue.

Ky shou do ta markojë turneun e tyre dyvjecar në promovim të albumit të publikuar pak vite më parë ” The Getaway.

Vlen të përmendet që ky nuk është vendi më i pazakontë në të cilin ata kanë perofrmuar pasi që vjeshtën e kaluar ata kishin kënduar në shkollën ku mësojnë fëmijët e bateristit Chad Smith, të veshur në kostume të Natës së Shtrigave.