Bienalja ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “ Autostrada Biennale” ka zgjedhur temën e edicionit të dytë “Revolucioni Jemi Ne – La Rivoluzione Siamo Noi” që do të mbahet, në qytetin e Prizrenit e cila do të fillojë nga korriku deri në shtator të vitit 2019 ,njofton Klan Kosova.

Kurator i këtij edicioni është italiani Giacinto Di Pietrantonio

Kuratori Pientrantonio temën e Biennales e krahason me veprën e “La Rivoluzione Siamo Noi” të artistit Joseph Beuys-it, e vitit 1971.

“Vepra na tregon udhëtimin drejt botës, nëpër botë dhe për botën. Siç na sugjeron “Revolucioni Jemi Ne”, duhet të lëvizim drejt së ardhmes, sepse nuk jemi engjëj të shtyrë nga stuhia e cila vjen nga parajsa, dhe as udhëtarë të palëvizshëm dhe soditës të një deti të mjegullt, metaforë e një të ardhme të pasigurt. Por sikur arti, ne jemi qenie në lëvizje, duke ecur drejt së ardhmes që edhe nëse e pasigurt, duhet gjithmonë ta kërkojmë”, ka thënë Pietrantonio.

Më tej ai u shpreh se kjo është e ardhmja të cilën përpiqen ta kuptojmë në edicionin e ri të Autostradës Bienale.