Futbollisti i Bayern Munchen, Franck Ribery, është buzë transferimit te klubi nga Katari, Al-Sadd, sipas raportimeve të Kicker.

36  vjeçari do të largohet nga gjiganti bavarez këtë verë pas 12 vjetësh tek kampioni gjerman, ndërkaq tani pritet t’i bashkohet legjendës së Barcelonës, Xavit.

Ribery ka arritur t’i realizojë katër gola në 21 paraqitjet e tij në Bundesligë në këtë stinor.

Mes shumë titujve të fituar me Bayern-in, ai më 2013 kishte arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe qe renditur i treti në garën për Topin e Artë po atë vit.