Juventus duket të kenë hequr dorë nga transferimi i Paul Pogbës, sipas mediumit Goal.

Francezi kishte vazhduar të lidhej me një rikthim të mundshëm te Zonja e Vjetër, por si duket kjo histori ka marrë fund.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet Fabio Paratici i cili e sheh si të zbehtë mundësinë që Pogba të vijë prapë në Juventus Stadium.

“A do të kthehet Pogba te Juventusi? Jo. Në futboll nuk i dihet kurrë, por mendoj që është shumë e vështirë”, ka thënë Paratici për Gazzetta dello Sport.