I renditur në vendin e dytë, prapa krahëve të Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 miliardë dollarë, Reali i Madridit ka thënë prej kohësh tashmë se planet e tij për rinovimin e stadiumit ikonë do ta ndihmojnë të bëhet “klubi më i mirë i shekullit të XXI-të”.

E pasi ka siguruar edhe lejen për të rinovuar “Santiago Bernabeun”, i përfunduar për herë të parë në vitin 1942 dhe i përmirësuar në vitin 1982 për të fundit herë, Reali pret që përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 milionë dollarë shtesë çdo sezon.

Sipas presidentit të klubit të La Ligës, Florentino Perez, stadiumi i ri “do të jetë më i miri në botë” dhe do ta shpallë Realin e Madridit si “klubi më i mirë i shekullit të XXI-të”.

“Projekti do të sjellë një stadium të ri, një trashëgimi, e do të jetë gjithashtu burim krenarie për të gjithë pjesëtarët e klubit dhe tifozët tanë”, tha Perez.

Më poshtë po ju japim disa fotografi të projektit, thjesht për t’u shijuar.