Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, nuk e ka ndërmend ta braktisë skuadrën Juventus.

Pas raportimeve se ai do të largohet nga klubi italian, futbollisti 34 vjeçar ka thënë se do të qëndrojë me Bardh e Zinjtë edhe gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kur është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë në Juventus edhe gjatë sezonit të ardhshëm ai është përgjigjur “1000 për qind”.