Sonte duke filluar nga ora 18:00, kampionët e Italisë, Juventus do të ballafaqohen kundër, e cila njëherish është ndeshja hapëse e Serie A. Kurse nga ora 20:30 nënkampionët e Italisë Napoli do të përballen kundër Lazio në Stadio Olimpico.

Të dy skuadrat që ishin në maje të tabelës sezonin e kaluar do të luajnë si mysafire fillimin edicionit të ri.

Kampionët e Italisë që transferuan yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo janë favorit në këtë ndeshje pasi që edhe bilanci i ndeshjeve kundër Chievo, pasi në 5 ndeshjet e fundit, Juventus ka 5 fitore.

Në anën tjetër nënkampionët e Italisë, Napoli do të zhvillojnë derbin e parë këtë edicion kundër Lazio. Skuadra e Carlo Ancelotti ka bilanc më të mirë në derbin e Serie A, ku nga 5 ndeshje ka 4 fitore dhe 1 barazim.