Ronaldo është favorit për t’u shpallur edhe këtë sezon golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 105 gola dhe nuk është befasi që ai sërish është favorit për “Këpucën e Artë”, raporton Goal.

Portugezi e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola, një më shumë se Lionel Messi dhe është favorit edhe për këtë edicion sipas bastoreve sportive, që i kanë vënë kuotën 5.00 për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Pas tij renditet Messi me kuotën 6.50, derisa në vend të tretë është Robert Lewandowski i Bayern Munich me 9.00.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here