Real Madrid mposhti parmbrëmë Juventusin 3:0 në Champions League.

Momenti më pikant në këtë takim ishte goli i dytë i Cristiano Ronaldos, ku me “gërshërë” e ka pa shpresë Gianluigi Buffonin.

Për  atë që bëri të martën mbrëma Ronaldo ka folur tek sonte, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.

“Natyrisht, njerëzit tash po flasin për golin tim të dytë. Vërtet ishte një gol spektakolar”.

“Ndoshta është goli më i mirë në karrierën time”, ka thënë Ronaldo.

“Dua të falënderoj gjithë ekipin, bëmë gjithçka në mënyrën më të mirë”.

Portugezi ka përshkruar  duartrokitjet që pranoi nga tifozët e Juventusit pas këtij goli si një “moment i bukur”.