Sulmuesi Cristiano Ronaldo tashmë ia ka thënë edhe trajnerit Zinedine Zidane se dëshiron që të largohet nga Real Madrid.

Dëshira për largim nga Bernabeu vjen pas trajtimit jo të duhur në këtë vend çka edhe e ka bërë atë të palumtur .

Ylli portugez që ka qenë i lidhur me një kalim në Manchester United dhe Paris Saint – Germain, ia ka treguar trajnerit francez se nuk ka pranuar ndonjë ofertë specifike nga ndonjë klub.

Ronaldo po ashtu është pajtuar që të mbajë bisedime me Zidane rreth së ardhmes, pas përfundimit të Kupës së Konfederatave në Rusi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here