Çdo klub që dëshiron që ta merr Cristiano Ronaldon nga Real Madrid do të duhet të bëjë bashkë një pako që ka vlerën prej 400 milionë euro.

Kjo përfshinë shumën e transferimit dhe pagën, shkruan Gazzetta dello Sport .

Raportimet nga Portugalia flasin se katër herë fituesi i Topit të Artë është duke shikuar mundësinë e largimit nga Bernabeu këtë verë.

Një rikthim në Manchester United është përmendur për sulmuesin 32 vjeçar, por që edhe shpenzuesi i madh – kampioni i Francës, Paris Saint-Germain po ashtu ka shfaqur interesim të madh.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here