Ani se ka mbushur 70 vjet e ka shumë vjet që është në estradën muzikore, duket se nuk e ka ndërmend që të ndalet.

Bëhet fjalë për ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu.

Ai ka publikuar këngën e tij më të re bashkë me videoklip, e cila mban titullin “Albanese”.

Fejzullahu që asnjëherë nuk iu nda skenës e numëron shumë këngë në karrierën e tij të gjatë mbi supe, duket se do të vazhdojë të jetë prezent në estradë edhe shumë gjatë .

Të paktën kështu lë të kuptohet videoklipi i tij më i ri që sjell këngëtarin në formë shumë të mirë fizike e me zërin e tij të ëmbël, njejtë si tash e shumë vjet më parë.

Kënga e re e Sabriut është shumë ritmike, tamam për stinën në të cilën jemi e ku ai i këndon vajzave shqiptare, sipas tij, më të mirat në botë.

Për më shumë, ndiqeni videoklipin më poshtë:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here