Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, ka thënë se Eden Hazard nuk është lider porse një talent individual.

“Ai është më shumë një lojtar individual se sa një lider”, ka thënë Sarri.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht, sepse është një lojtar shumë i mirë. Ai mund ta fitojë një ndeshje brenda dy minutash, nganjëherë brenda një minute”.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, por për momentin nuk është një lider”.