Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, të mërkurën tha se shpreson për një bashkëpunim racional me presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump .

“Do të jetë më vështirë, më vështirë sesa me administratat paraprake, por ai është zgjedhur për president të zgjedhjeve të lira”, tha Schulz.

“Por sipas përvojës time fushatat zgjedhore janë të ndryshme nga politika e vërtetë gjatë mandatit të presidentit kështu që unë shpresoj se ne do të kemi në një bashkëpunim racional.”

“Duhet ta respektojmë presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Shpresoj se do të gjejmë mënyrë të bashkëpunojmë”, porositi Schulz.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here