Youtube në fillim ishte krijuar për të publikuar dhe shikuar video por secilin vit ajo po zgjerohet me synimet dhe shërbimet që i ofron.

Pritet që në fund të këtij viti Youtube, përkatësisht Google ta shtojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë të programeve televizive në Youtube, shkruan New York Post, transmeton  Klan Kosova.

40 shërbime të kanaleve televizive do të jenë në dispozicion në këtë ueb-faqe për vetëm 35 dollarë në muaj. Kjo shumë mujore po ashtu mbulon gjashtë llogari.

Për më tepër, oferta e  YoutubeTV  është përgjysmë më e lirë se oferta e AT&T-së e quajtur DirectTV Now.

ABC, CBS, NBC dhe Fox janë disa nga rrjetet e famshme televizive që do të shfaqen në Youtube.

 

 

 

 

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here