​​Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot me një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, raporton VECLAJME.com.

Ajo që bie në sy  është afrimi i të nominuarit të PAN, për kryeministër Ramush Haradinaj me tashmë ish- deputetin e AKR-së, Korab Sejdiu.

Kujtojmë se Korab Sejdiu sot ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se Sejdiu ka thënë se nuk do ta votojë as Kadri Veselin dhe as Ramush Haradinaj, dhe beson se formimin i koalicionit PANA, nuk është në dobi të vendit./VECLAJME.com.com/

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here