Kryetar i Komunës së Deçanit dhe kandidati për deputet nga PDK-AAK-Nisma, Rasim Selmanaj, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook u ka bërë thirrje udhëheqësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës t’i bashkohen Ramush Haradinajt dhe ta mbështesin atë për kryeministër të Kosovës .

Selmanaj ka shkruar se nëse LDK-ja do të vazhdonte rrugën e Ibrahim Rugovës atëherë do të duhej ta mbështesin Haradinajn, ashtu siç e pati mbështetur Rugova dikur.

“Ramush Haradinajt si kryeministër në ardhje, mbase do të ishte e natyrshme t’i bashkohet LDK-ja, përkatësisht koalicioni LAA. LDK-ja e cila vazhdon të thirret në frymën rugoviane dhe nëse ka mbetë aty diçka nga rugovizmi atëherë ndjekeni rrugën e Ibrahim Rugovës i cili kishte bërë koalicion me Aleancën duke nominuar Ramush Haradinajn kryeministër”, ka shkruar Selmanaj.

“Përderisa në zgjedhjet e fundit u bashkuat me PDK dhe Hashim Thaçin, pse të mos bashkoheni me Ramushin dhe koalicionit fitues PAN. Një qeveri e re me imazh të ri e udhëhequr nga Ramushi do të ishte një mundësi dhe shpresë për ndryshime. Unë du me besu se partitë politike kanë me reflektu pozitivisht në rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit”.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here