Shkencëtarët nga Kalifornia ka thënë që të kuptuarit e sëmundjes së Parkinsonit është duke u transformuar.

Sipas eksperimentit të tyre të zhvilluar me kafshë, mund të kuptohet që çrregullimet në tru shkaktohen nga bakteret që jetojnë në zorrë.

Këto të gjetura mund të çojnë në mënyra të reja të trajtimin të kësaj sëmundje, siç janë ilaçet që eliminojnë bakteret e zorrëve.

Sipas ekspertëve ky eksperiment ka hapur rrugën për studime të reja, të ndryshme nga këto që janë zhvilluar deri më tani.

Sëmundja e Parkinsonit shkakton dëmtime permanente në tru duke pamundësuar lëvizjen e pacienteve dhe duke shkaktuar dridhje.

Në studimin e lartpërmendur, studiuesit kanë përdorur minjtë të programuar gjenetikisht me sëmundjen e Parkinsonit, kështu duke prodhuar nivele të larta të proteinës alpha-synuclein, e cila është e lidhur me dëmtimet në tru që shkakton kjo sëmundje.

Megjithatë, vetëm minjtë të cilët kanë pasur bakteret në stomakun e tyre kanë zhvilluar simptomat e sëmundjes.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here