Me ndihmën e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, serbi Boban Bozhiq nga Plemetini i Obiliqit, ka filluar ndërtimin e shtallës.

Mirëpo ky ndërtim nga një pjesëtarë i minoritetit serb, po kundërshtohet nga fqinjët e tij shqiptar.

Lagjja Ibrahimi e fshatit Plemetin, po thotë se kjo do t’ua rëndojë edhe më shumë ambientin. Këta banorë thonë se fillimisht ishte ndalur puna e pastaj i është lëshuar leja nga komuna e Obiliqit.

Ndërsa tani që po ndërtohet ferma, fshatarët thonë që nuk u ka mbetur më përveç të lëshojnë fshatin. Banorët thonë që kanë nënshkruar edhe peticion me mbi 65 nënshkrime por nuk u janë marrë parasysh.

Mirëpo, Boban Bozhiq thotë se me këtë fermë po e mbron ambientin pasi që deri më tani nuk i ka pasur kushtet e duhura për mbajtjen e mbi 25 lopëve.

Për më shumë detaje, zgjidheni kronikën nga Halil Berisha.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here