Sipas Calcio Mercato, skuadra italiane AC Milan është pranë nënshkrimit të kontratës me argjentinasin Juan Sebastian Sforza.

Futbollisti 17 vjeçar është gjithashtu në radarët e skuadrave Manchester City dhe Juventus, mirëpo Rossonerët mendohet të jenë në radhë të parë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Çmimi i Sforzas tani është dy milionë euro, tarifë kjo që konsiderohet e volitshme për një lojtar të ri me aftësi të shkëlqyeshme.