Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bënë të ditur se sot ka raportuar para Grupit të Veçantë të Administratës Publike.

Shala tha se kjo ministri është një ndër institucionet e para në Kosovë që është duke e zbatuar procesin e thjeshtëzimit të lejeve dhe licencave që lëshohen nga agjencitë dhe departamentet përkatëse.

“Në takim theksova se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hartuar Ligjin për Shërbime i cili trans-pozon pjesërisht Direktivën e BE-së Nr.2006/123/KE për Shërbimet në tregun e brendshëm”.

“Trans-pozimi i pjesërishëm i Direktivës së Shërbimeve i mundëson Kosovës që hapja e tregut të bëhet në mënyrë progresive dhe të mbrohen bizneset vendore”.

“Me udhëzimet administrative përkatëse ne do të themelojmë edhe Pikën e Vetme të Kontaktit që do të jap informatat e duhura lidhur me ambientin e të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.