Shenjat e hershme paralajmëruese të sulmit në zemër mund të mos vërehen nga një në gjashtë persona të cilët kanë vdekur si pasojë e këtij sulmi nëpër spitalet në Britani, kjo të paktën sipas një studimi të ri.

Përmes këtij hulumtimi janë analizuar të gjitha vdekjet që ishin pasojë e sulmit në zemër që nga viti 2006 deri në 2010.

Studiuesit nga Imperial College London kanë gjetur që 16% e personave të ciët kanë pësuar sulm në zemër ishin pacientë nëpër spitale rreth 28 ditë para sulmit.

Disa prej tyre kishin simptoma siç janë dhimbjet në gjoks.

Autorët e këtij studimi kanë bërë thirrje për hulumtime të mëtutjeshme dhe urgjente.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here