Askush nuk dëshiron që t’i gënjejnë e të gjithë do të donin të dinin kur dikush i gënjen.

Janë disa shenja që ua bëjnë të qartë që dikush është duke iu gënjyer.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto shenja

Ndryshojnë pozicion

Nëse shihni që dikush po bënë një lëvizje koke të menjëhershme pasi i bëni një pyetje, atëherë ai ose ajo është duke iu gënjyer për diçka.

E ndryshojnë ritmin e frymëmarrjes

Kur dikush është duke ju gënjyer, ata fillojnë që të marrin frymë më rëndë. Sipas autores të librit “Gjuha trupore e gënjeshtarëve”, Lillian Glass, ndryshimi i frymëmarrjes është një refleks i shpejtë.

“Kur frymëmarrja e tyre ndryshon, supet e tyre ngritin lartë dhe zëri bëhet më i hollë”, thotë Glass.

Përsëritin të njëjtën fjalë apo frazë

Sipas Glass, gënjeshtarët tentojnë që t’ju bindin juve e veten kur përsëritin të njëjtën fjalë ose frazë.

E prekin apo mbulojnë gojën

“Një shenjë e qartë që dikush po ju gënjen është kur në mënyrë automatike ata i vendosin duart në gojën e tyre. Kur të rriturit e bëjnë këtë gjë, kjo do të thotë se ata nuk po ju tregojnë të vërtetën”, shprehet Glass.

Japin shumë informacione

Kur një person ju jep shumë informacione pa u ndalur, sidomos nëse ato nuk kërkohen, dhe ju jep detaje, atëherë ka mundësi që ai ose ajo nuk po ua tregon të vërtetën.

“Gënjeshtarët flasin shumë pasi gënjejnë, pasi shpresojnë që t’ju bindin që kanë të drejtë”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here