Një burrë 65 vjeç dhe “nusja” e tij 12 vjeçe qëndrojnë në mes të Times Square në Nju Jork dhe bëjnë fotografitë e tyre të dasmës.

Duke i mbajtur dorën, dhëndrri buzëqesh i lumtur ndërkohë që vogëlushja shikon e hutuar në tokë.

Një kalimtar shkon drejt fëmijës dhe e pyet: “Ku e ke mamin?”

Por vajza nuk përgjigjet, kurse “i shoqi” i përgjigjet kalimtarit me një theks të huaj: “Ajo është në shtëpi!”

Por, kur njerëzit i thonë të habitur: “Po ajo është e vogël!”, burri iu kthehet: “Po, është e re, por prindërit e saj më kanë dhënë lejen të martohem me të!”

Njerëz të tjerë i sulen dhëndrit dhe e shajnë: “Kjo është e tmerrshme, nuk është e drejtë”, “ti je një pervers, një pervers i ndyrë, i sëmurë”.

Në fakt, as dhëndri, as nusja, nuk janë realë ndërsa vendi ku ata bëjnë dasmën është skena ku po zhvillohet një eksperiment social për të nxjerrë në pah problemin e madh të martesës së fëmijëve në botë.

Videoja është e dirigjuar nga Coby Persin në You Tube për të sensibilizuar problemin e përhapur në mbarë botën ku 33 mijë vajza detyrohen me forcë çdo ditë të martohen.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here