Në ditën e 12 të vazhdimit të seancës konstituive, deputetët e VMRO-DPMNE kanë dhënë replika dhe kundër-replika për fjalimin e deputetit Dimitar Stefanaxhija. Pjesa më e madhe e replikave, si ditët e mëparshme, kanë të bëjnë me Platformën e partive politike shqiptare, si dhe për ruajtjen e unitaritetit të shtetit, njofton Portalb.

Petre Shilegov i LSDM-së përmes shënimit procedural e luti kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanoskin, që t’ju tërheq vërejtje deputetëve që t’i përmbahen fjalimit për të cilin ndodhen, dhe të mos akuzojnë deputetët cilët janë të pranishëm ose nuk janë të pranishëm në sallën e qëllimeve propagandistike.

“Është e vështirë të aktrosh si normal kur je i çmendur. Më të mençurit sipas meje llogariten nëse dikush ka vjedhur 2 milionë euro, si vjedhësi në NLB do t’i duhen 6.2 vjet çdo ditë të vjedhë që t’i arrijë Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin të cilët kanë vjedhur 5 miliardë euro”, tha Shilegov.

Veljanoski i tha se opinioni e din më mirë kush është dhe çfarë është.

Stafanaxhija supozoi LSDM ose ta pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së që ta heq Platformën dhe të bëhet Qeveri e Pakicës me 100 deputet ose të organizohen zgjedhje të reja.

Vesel Memedi i Aleancës për Shqiptarët tha se propozimi i formimit të koalicionit me 100 deputetë maqedonas do të vendos pasoja të vështira ndaj shtetit, dhe se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për dalje nga kriza.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here