Shkarkimi i Murat Mehës do të ishte krejtësisht normal, sikur të mos kishte më herët vërejtje  kryeministri Haradinaj ndaj Mehes dhe punës së demarkacionit.

Kështu vlerëson njohësi i rrethanave në vend Ramush Tahiri.

“Komisionit edhe ashtu i ka dalë mandati, por për shkak se nuk ka qenë e formuar qeveria ky komision nuk është ndërruar, ai është komision i përhershëm shtetëror për mirëmbajtën e vijës kufitare, komisione të tilla kanë të gjitha shtetet, pra nuk është diçka e re, por ky ndërrim do të ishte normal, sikur Haradinaj të mos kishte vërejtje më parë ndaj Mehës .”, ka thënë Tahiri për VECLAJME.com.

Tahiri ka theksuar më tej se kryeministri Haradinaj  mund ta emëroj kë të dëshiron që të jetë në krye të komisionit shtetëror.

“Është në dorën e kryeministrit të emëroj kë të dëshiron në atë pozitë”, tha ai.

Ai shtoi më tëj se edhe pse në opinion njihet si shkarkim, ky thjesht është vetëm ndërrim i komisionit shtetëror.

“Në opinion prezantohet si shkarkim, por unë mendoj që është vetëm ndërrim, thjesht vetëm hiqet ai dhe vendoset dikush tjetër, sepse për shkarkim duhet të ketë diçka që e ka bërë gabim”, përfundoi ai për VECLAJME.com.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, që në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Murat Mehen dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion.

Dhe në vend të Mehes ka emëruar Shpejtim Bulliqin, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim./ VECLAJME.com.com.

Analist politik, Ramush Tahiri

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here