Shkencëtarët kanë hedhur një hap drejt krijimit të jetës në laborator, pa përdorë spermën dhe vezët.

Dy lloje të ndryshme të qelizave burimore janë kombinuar në një pllakë, të cilat në vazhdim janë zhvilluar në një formë të hershme të embrionit.

Krijimi i embrioneve nga qelizat burimore mund të ofrojë një numër të madh të embrioneve identike, gjë që do të jete tejet e përdorshme në studimet mjekësore.

Ky zhvillim besohet se do të hedhë dritë në një nga shkaktarët më të mëdhenj të infertilitetit si dhe do të jetë e nevojshme për testimin e tretmaneve të reja mjekësore.