Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, në një zonë të dominuar nga pakica myslimane shiite.

Ministria e Brendshme e përshkroi incidentin në xhaminë “al-Zahra”, të ndodhur në periferinë perëndimore të qytetit, si sulm terrorist.

Policia njoftoi se 3 persona, përfshi një oficer dhe komandant njesie, janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Por shifrat pritet të ndryshojnë për keq në këtë rast.

Sulmi vjen gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe ndodhi në fund të agjërimit.

Shërbesat në xhami, sipas disa raportimeve, priteshin të ndiqeshin edhe nga zyrtarë të lartë të vendit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here