Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu, para Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ka paraqitur raportin gjashtëmujor të vitit 2018.

Duke prezantuar statistikat e punës, ai njoftoi anëtarët e Bordit Drejtues se në periudhën, janar-qershor të këtij viti u ofruan 3.6 milionë shërbime, 444 mijë  ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Poashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulantore.

Në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike janë për 247 mijë pacientë, transmeton Klan kosova.

Sipas raportit, në këtë periudhë kishte 10886 lindje, 61893 shërbime të dializës.

Poashtu u bë e ditur se Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer 647 stentime, 1159 Koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike.