Ylli i tenisit, Serena Williams është shtatzënë me fëmijën e parë dhe pret të lindë këtë vjeshtë .

Williams siç po duket po kalon një shtatzani mjaft të lehtë, pasi ajo së fundmi ka bërë një fotosesion ku shihet mjaft në formë.

35 vjeçarja e cila pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin Alexis Ohanian, kishte veshur një fustan të zi të gjatë, me një triko të kaltërt.

Fansat e saj u treguan mjaft të shpejtë teksa qarkulluan komplimente ku shumë nga ata i treguan teniseres se sa e mrekullueshme duket.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here