Nëse jeni lehtësuar që fëmijët janë kthyer në shkollë, atëherë nuk jeni vetëm.

67% e prindërve mendojnë se pushimet verore të fëmijëve janë shumë të gjata, transmeton Klan Kosova.

Një studim i ri i rreth 2000 prindërve amerikanë, zbuloi se deri në fund të verës, 57 % kanë dëshiruar që të jenë vetëm një fundjavë pa fëmijët.

Sondazhi i kryer nga OnePoll, zbuloi se 77% thanë se ata kanë më shumë kohë për vete pasi shkolla të nisë, ndërsa 79% thanë se kanë më shumë kohë të jenë me partnerin e tyre.

Aktivitetet e tjera që prindërit duan të bëjnë kur janë pa fëmijë, është një banjë relaksuese, duke u shoqëruar me familjen dhe miqtë si dhe duke organizuar ndonjë festë.

Mbi gjysma e prindërve, pranuan se ndjeheshin më të lehtësuar të kishin ca kohë larg fëmijëve.