Të ketë një lëkurë të bukur dhe të përsosur është ëndrra e çdo gruaje.

Kozmetika moderne ofron shumë produkte që garantojnë kujdes të përsosur të lëkurës. Por jo të gjitha janë natyrale e që nuk përmbajnë kemikalie.

Trupi ynë ndryshon me procesin e plakjes, kështu që zbardhja e lëkurës, rrudhat, pikat dhe elasticiteti i dobët janë shenja të dukshme të pleqërisë.

Çfarë tjetër dëmton lëkurën?

Ndotja e ajrit, kujdesi i papërshtatshëm i lëkurës, ekspozimi i tepruar në rrezet e diellit, dietat ekstreme, mungesa e konsumimit të ujit, stresi, pirja e duhanit, pirja e alkoolit në sasi të tepërt dhe gjumi i rregullt janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e lëkurës suaj .

Kush nuk dëshiron të duket më i ri? Ky ilaç natyral do t’ju ndihmojë të rifreskoni fytyrën tuaj dhe të “ktheheni” në kohë së paku 10 vjet.

Kujdesi i lëkurës me limon dhe mjaltë

Limonët janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, e cila është një antioksidant i rëndësishëm. Limoni ndihmon gjithashtu për të pastruar lëkurën tuaj dhe që ajo të ketë shkëlqim.

Lëngu i limonit është shumë i shëndetshëm, i njohur për vetitë e tij antibakteriale. Ky lëng do të freskojë dhe rinojë lëkurën tuaj.

Ja se çfarë duhet të bëni:

Filloni duke prerë limonin në gjysmë. Pastaj, merrni njërën gjysmë dhe shtoni pak mjaltë mbi të. Tani, masazhojeni me të fytyrën butësisht.

Ju gjithashtu mund të trajtoni edhe zona të tjera të trupit tuaj.

Lëreni të veprojë për 10 minuta. Pas kësaj, pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Për të mbyllur poret, lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Përsëriteni procedurën një herë ose dy herë në javë për rezultate optimale. Ju do të vini re përmirësim pas trajtimit të parë!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here