Procedurat e heqjes së tatuazhit iu ofrojnë njerëzve mundësinë për të zhdukur bojërat e tyre të padëshiruara.

Fillimisht duhet të vizitohet një dermatolog i cili do tju jap detaje për faktorët që përcaktojnë nëse mund ta largoni tatuazhin.

Procesi i trajnimit zgjat 30 sekonda deri në 5 minuta dhe përcillet me dhimbje.

Ngjyra e bojërave, të tilla si oksidi i hekurit i cili përdoret për tatuazhe, eliminohen përmes jashtëqitjes.

Megjithatë, disa nga elementet në bojë mund të eliminohen edhe përmes djersës dhe urinimit.

Vendndodhja e tatuazhit, lloji i lëkurës, vjetërsia e tatuazhit, mirëqenia e trupit janë disa faktor që ndikojnë në heqjen e kësaj ngjyre.

Kjo procedurë ka edhe efekte anësore mirëpo në përgjithësi procedura është e sigurt, sidomos me zhvillimin teknologjik të llaserëve, transmeton Klan Kosova.