Sipas rezultatit të një sondazhi online realizuar me 5000 persona nga YouGov, Britania e Madhe do të qëndrojë në Bashkimin Europian, duke fituar kështu ata që votuan pro qëndrimit me 52 për qind, kundër atyre që ishin për largimin nga BE-ja, që kanë marrë 48 për qind, shkruna BBC .

Madje lideri i UKIP-it, partisë së ekstremit të djathtë dhe pro largimit nga BE, Nigel Farage, e ka pranuar humbjen dhe ka thënë për Sky News se “duket që ata që ishin pro qëndrimit kanë fituar për pak”.

Rezultatet zyrtare, të cilat duhet të dalin në mëngjesin e së premtes, do të jenë një pikë kthese në relacionet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Nëse Britania bëhet vendi i parë që lë BE-në do të jetë kjo çarja e parë për organizatën 28 anëtarëshe.

Ndërsa vota pro qëndrimit, sipas BBC-së nënkupton që Britania duhet edhe më shumë të afrohet me Unionin.

Përkundër sondazhit, rezultatet e para preliminare pritet të dalin pas mesnate dhe ende asgjë nuk është e qartë, pos që rezultati do të jetë shumë i afërt.

Komentatorët dhe analistët kanë thënë se vota që do ta përcaktojë rezultatin final do të jetë e të pavendosurve dhe e jo ajo e dy krahëve – pro qëndrimit apo atij kundër daljes.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here