Pas katër viteve në krye të Prokurorisë, Marko Zvërlevski gjendet para shkarkimit. Në këtë post erdhi në vitin 2013 nga departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion. Deri sot rrallë përgjigjej në pyetjet para ekipeve të gazetarëve. Zvërlevski do të mbahet mend sipas mosveprimit të tij ndaj lëndëve, si për shembull, “Makedonska Banka” dhe “Aktor”, ndërsa “Bombat” e LSDM-së ndonëse i kishte tërësisht në “tepsi” mbetën në sirtarët e tij me muaj të tërë. Zvërlevski mund të shihej në shoqëri joformale me përfaqësues qeveritar, si për shembull prani në Balon Rome, krah për krah me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijalkov. Pikërisht mosveprimi i tij rezultoi me situatën që të formohet Prokuroria Speciale. Sjellja e Zvërlevskit gjatë viteve në këtë post, kontribuoi që të vjen deri tek shkarkimi i tij pas ndërrimit të pushtetit, konsideron ish prokuroi dhe avokati Aleksandar Nakov.

Ai ishte inert, nuk e ushtronte detyrën e tij. Më shumë merrej me politikë se sa me atë që është detyrë e tij në përputhje me rregullat pozitive ligjore, mendoj në ligjin për prokurori publike dhe ligjin për procedurë penale – tha Aleksandar Nakov,  ish prokuror dhe avokat.

Pos Prokurorisë Republikane edhe prokuroritë tjera funksionojnë me ushtrues detyre. Deri më tani në prokurorinë e Shkupit mandati i ka skaduar Gordana Geshkovskës, ndërsa në vendin e saj është vendosur u.d shef  Jovan Cvetanovski. Geshkovska u bë e famshme në bazë të lëndëve “Monstra”, “Nikolla Mlladenov”, rasti “Marimanga” kundër pronarit të televizionit A1, Velija Ramkovski, ndërsa tani është përfaqësuese edhe e lëndës që ka të bëjë me dhunën e përgjakshme në Kuvend më 27 prill. Në departamentin për krim të organizuar u.d udhëheqës është Zlatko Bikoski, i cili në këtë post erdhi pas largimit për në Strasburg të gjykatësit, baxhanak i Mijalkovit, Jovan Ilijevski. Pikërisht për Bikoskin mbrojtja e Zaevit në rastin “Ryshfet” kërkonte përjashtim për dyshime të supozuara se Bikoski ka montuar procese gjyqësore kundër Zaevit për arsye tërësisht politike. Sipas Nakovit, me emërimin e prokurorit të ri republikan, domosdoshmërish do të shkaktojë edhe zgjedhjen dhe emërimin në prokurorit tjera.

 Ai duhet të jetë personalitet i pa kompromis, personalitet i respektuar në mjedisin ku jeton dhe punon, personalitet që nuk u nënshtrohet presioneve, për dallim nga ky i deritanishmi – shtoi Nakov.

Iniciativa për shkarkimin e Zvërlevskit tashmë ndodhet në Kuvend. Për përfundimin e mandatit të tij nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave të deputetëve.

 Alsat-M 

[embedded content]

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here