Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se asnjë parti deri më sot nuk ka mundur ta formojë e vetme qeverinë pa bërë koalicione paszgjedhore.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka thënë se koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe Ramush Haradinaj do ta formojë qeverinë e re.
Ai ka bërë të qartë se koalicioni PAN ka disa variante për krijimin e qeverisë së re me kryeministër Haradinaj, por ka thënë se duhet pritur certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.
Ai ka thënë se populli zgjodhi ofertën e Haradinajt.
“Më 11 qershor ka pasur referendum me tri oferta për kryeministër, z. Haradinaj, z. Hoti dhe z. Kurti. Populli e ka zgjedhur Haradinajn. Referendumi ka treguar se Haradinaj duhet të jetë kryeministër, e jo Kurti ose Hoti”, ka thënë Kuçi, duke siguruar se nuk do të ketë ngërç politik pasi, sipas tij, qeveria do të krijohet sipas afateve ligjore.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here