Leo Messi e Barcelona duket se nuk po e vërejnë aspak mungesën e Neymarit.

Barcelona e Lionel Messi nuk janë duke e vërejtur largimin e Neymar te Paris Saint-Germain, dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat, përcjell VECLAJME.com

Katalanasit aktualisht kryesojnë në La Liga, me 9 pikë pas tri ndeshjeve, derisa Leo Messi po kalon në formën e tij më të mirë.

Argjentinasi në ndeshjen e fundit të luajtur ndaj Espanyolit realizoi het-trik, duke shënuar kështu golin e tij të 5-të në vetëm tri ndeshje këtë sezon.

Duket se largimi i Neymarit te PSG dhe shuarja e treshes së famshme ‘MSN’, nuk ka ndikuar aspak negativisht te klubi apo te argjentinasi. /VECLAJME.com/

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here