Sonte zhvillohen ndeshjet e tjera në fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Biletën për në gjysmëfinale do ta kërkojnë Liverpool-Porto dhe Machester City-Tottenham.

Në ndeshjet e para përballë kundërshtarëve të tyre arritën të marrin fitore Liverpool dhe Tottenham me rezultat 2:0 përkatësisht 1:0.

Mbrëmë në gjysmëfinale të Champions kaluan tuje Barcelona dhe Ajax që mundën Manchester United përkatësisht Juventusin.

Barcelona për kundështarë në gjysmëfinale do ta ketë fituesin e ndeshjes Liverpool-Porto, kurse Ajax fituesin e ndeshjes Manchester City-Tottenham