Dy popuj. Dy rrëfime. Një luftë. Një e vërtetë.

Për shqiptarët fundshekulli i shkuar ishte i kobshëm. Serbët thoshin se ashtu ishte edhe për ta.

Numërimi dhe varrimi i të vrarëve ishte përditshmëri e shqiptarëve teksa bota bëhej gati ta kapërcente mijëvjeçarin.

Të vrarët e panumërt nga serbët liheshin mbi dhe. Pa varr.

Por ata s’e shihnin kështu. Në mendjen e tyre viktimë e kësaj lufte ishte populli serb.

Megjithatë, bota e pa të vërtetën – të qartë dhe pa shtrembërime.

Dokumentari “Lugina” i regjisorit Dan Reed, jep një pamje të kristaltë të atij realiteti.

Sonte, Zona e Debatit shfaq këtë prodhim që njihet si përkufizues i luftës në Ballkan.

Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00.