Sony ka shndërruar Xperia Projector në një produkt të vërtetë të quajtur Xperia Touch e cila del në shitje në verë. I ashtuquajturi “tabletop” fuqizohet nga Android 7.0 dhe ka përmasa 5 inç.

Ngjan me një toster nganjëherë me një CD Burner dhe ka në përbërje sensorë si GPS, drite ambjenti, barometër, të temperaturës, lagështisë si dhe një kamër 13 megapiksel dhe dy bokse stereo.

Nëse e vendosni mbi një tavolinë, pamja do të jetë 23 inç ndërsa projekti në mur është 80 inç.

Ndërfaqja është e bazuar në Android 7.0 Nougat. Megjithatë ndërfaqja nuk duket e tillë sepse Sony e ka adaptuar për të ofruar një eksperiencë projektori. Madje me të mund të luani lojëra nga përmes PlayStation 4 Remote.

Sony tha se çmimi i Xperia Touch do të jetë 1,499 Euro dhe del në shitje në verë në Europë dhe Japoni. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here