Megjithatë në vend që të ndryshojë edhe njëherë tjetër strategjinë, Sony tregoi përkushtim ndaj linjës XZ kur prezantoi katër telefoni të rinj në Kongresin Mobil Botëror ku dy prej tyre janë: Xperia XZs dhe XZ Premium.

Gjëja e parë që do të vëreni me telefonin është një material reflektues i përdorur në kapakët e telefonit. Por inovacioni i vërtetë i telefonit është në brendësi të Xperia XZ Premium

Dy veçoritë më të mira të tij janë ekrani 4K dhe video super slow motion. Ekrani 4K është 5.5 inç dhe ofron mbështetje për HDR. “High Dynamic Range” është një teknologji e cila zgjeron disponueshmërinë e ngjyrave në pjesët e errëta por edhe të ndriçueshme të ekranit.

Ky ekran vihet në funksion nga një bateri me kapacitet 3,230 mAh. Skaneri i shenjave të gishtërinjte vijon të pozicionohet në të djathtë të telefonit, pikërisht kur gjendet edhe butoni fizik qëndror.

Por tipari dallues i linjës Xperia është kamera. Në Xperia XZ Premium do të gjeni një kamër të pasme 19 megapiksel dhe frontale 13 megapiksel me mbështetje për video 4K. Videot super slow motion janë një tjetër karakteristikë joshëse e telefonit ku sipas Sony kamera e telefonit regjistron 960 frekuenca në sekondë.

Kjo është e mundur vetëm në rezolucionin 720p. E një tjetër surprizë është procesor Snapdragon 835, dhe për këtë telefoni nuk del në shitje deri në Pranverë.

Procesori i gjeneratës së ardhshme është i aftë të transferojë të dhëna në LTE me shpejtësi 1 Gbps. Ky është një tjetër avantazh i Xperia XZ Premium duke qenë se të gjithë flagshipët e prezantuar në Kongresin Mobil Botëror kishin procesor Snapdragon 821.

Çfarë është ajo “s” në njëri prej modeleve?

Krahas Xperia XZ Premium, Sony prezantoi një telefon të dytë, Xperia XZs. Ky model është pasardhësi i XZ dhe ka po të njëjtin ekran 5.2 inç. Specifika të tjera janë 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme dhe del në shitje më 5 Prill.

Sony solli në Barcelonë edhe dy telefon të tjerë, XA1 dhe XA1 Ultra me ekran 5 inç dhe 6 inç respektivisht. Të dy telefonët kanë kamera 23 megapiksel ndërsa Ultra ka kamër frontale 16 megapiksel. Karkateristika të tjera të telefonëve janë 4GB RAM dhe bateri 2,700 mAh.

Xperia XA1 kushton 300 dollar dhe del në shitje në 1 Maj, ndërsa XA1 Ultra në fund të prvanerës. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here