Portieri belg ka kaluar në radhët e skuadrës kampione të Europës, pasi ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa pjesë e akordit ishte huazimi i kroatit Matteo Kovaçiq nga Blutë

Gardiani belg Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madrid, duke i dhënë fund qëndrimit shtatëvjeçar tek Chelsea.

Courtois e kompletoi transferimin e tij në Santiago Bernabeu pasi Chelsea arriti ta huazojë kroatin Matteo Kovaçiq për një edicion nga skuadra spanjolle.

“Sot e ka realizuar ëndrrën time”, ka thënë Courtois, pas prezantimit tek Real Madrid.

Të Bardhët nuk kanë zbuluar shifrën që është paguar për shërbimet e belgut, që ka pasur edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Blutë.