Spotify do të marrë masa kundër bllokuesve të reklamave. Në një e-mail publikuar ditën e sotme thotë se të gjithë bllokuesit e reklamave janë të ndaluar të përdoren.

Bllokuesit e reklamave kanë qenë dhimbje koke për Spotify. Kompania zbuloi se dy milionë përdorues përdorin bllokues reklamash.

Gjatë tre mujorit të katërt kompania raportoi fitimin më të lartë që prej 2006. Abonentët u rritën me 36% në 96 milion në fund të 2018-ës.

Të ardhurat nga abonentët me pagesë përbëjnë 88% të të ardhurave totale. Javën e kaluar kompania ble Gimlet Media dhe Anchor.  

LEXO EDHE:  Spotify do të sjellë një version të ri të aplikacionit pa pagesë