Ylli i NBA-së, Stephen Curry, ka njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë.

Curry-t dhe bashkëshortes së tij, Ayesha-s, iu ka lindur djalë të cilit ia kanë lënë emrin Canon.

Çifti kanë dy vajza, Riley-n gjashtëvjeçare dhe Ryan trevjeçare, ndërkaq tani atyre iu është shtuar edhe një vëlla.

“Në këtë rrugëtim, në këtë udhë-kërkim, më mbroj, jam i bekuar! Canon W. Jack Curry“, ka shkruar dy herë MVP-ja në llogarinë e tij në Instagram, bashkë me fotografinë e djalit të tij.