Gjiganti anglez është i interesuar për ta blerë asin e Tre Luanëve, meqë akoma nuk ka kryer ndonjë transferim të madh, përveç portierit Thibaut Courtois

Raheem Sterling është kthyer sërish në radarin e Real Madrid, që synon të kryejë një transferim të madh para fundit të afatit kalimtar të verës.

Sterling nuk ka nënshkruar kontratë të re me Qytetarët akoma, megjithëse ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës në edicionin e shkuar.

Të Bardhët kanë çuar skautët e tyre në Manchester, ndërsa pritet të jenë prezentë për ta përcjellë edhe në paraqitjet e tij me Anglinë.