Disa hulumtues kanë kryer një studim përmes të cilit kanë shikuar në qoftë se diarreja ka ndonjë qëllim.

Pyetja që kanë parashtruar ka qenë se a është diarreja simptomë e ndonjë sëmundje apo në fakt ndihmon në pastrimin e baktereve që kanë shkaktuar infeksionin.

Përmes studimit, i cili është realizuar nga hulumtuesit në Spitalin e Gruas në Brigham, është shikuar mekanizmi imun që nxitë diarrenë.

Ajo mund të ketë shkaktarë të ndryshëm duke përfshirë infeksionet, disa tipe të medikamenteve apo konsumimi i shumë kafeinës dhe alkoolit.

Diarreja ndodhë kur ka më shumë ujë në zorrë, i cili normalisht absorbohet nga trupi.

E të gjeturat e studimit të kryer tek minjtë, tregojnë që proteinat shkaktojnë rrjedhje mikroskopike të muret e zorrëve që lejojnë ujin të hyj brenda, kështu duke bërë miun që të zbrazet më lirshëm, dhe duke kufizuar sëmundjen.

Muret e brendshme të zorrëve janë të mbuluara me qeliza, dhe një pjesë e ujit mund të kaloj nëpër to apo përmes vrimave mes tyre.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here